Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, në fshatin Mbyet, në vendin e quajtur “Çezma e Mbyetit”.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Benz dhe një Audi.
Në automjetin Audi udhëtonin edhe dy pasagjerë, të cilët, pas përplasjes, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al



