Dosja e famshme “339” është kthyer në qendër të vemendjes. Ditën e sotme pritej që Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të komunikonte akuzat për 15 personat e dyshuar, por ngjarja ka ndryshuar rrjedhë.
SPAK-u nuk ka arritur të komunikojë akuzat për 15 personat e dyshuar si pjesë e bandës kriminale të Shijakut.
Abc News ka mësuar se shkak është bërë mungesa e prokurorit Vladimir Mara.
Personat nën hetim mes tyre dhe Astrit Avdyli kanë kërkuar praninë e dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prenci.
Burimet thanë se Astrit Avdyli ka ngritur pretendimin se prokurorët kanë manipuluar provat dhe ndaj ka kërkuar ballafaqim me të dy prokurorët e çështjes.
Në këto kushte prokurori Prençi ka vendosur që ta shtyjë seancën për komunikimin e akuzave për më datë 16 janar, kohë kur pritet të kthehet edhe kolegu i tij që ndodhet jashtë vendit. /abcnews.al
Personat nën hetim, të dyshuar si pjesë e bandës Avdyli