Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

U arrestua dje në Durrës, SPAK sekuestron makinën luksoze të Ergys Agasit

schedule09:23 - 27 Gusht, 2026

schedule 09:23 - 27 Gusht, 2026

SPAK ka sekuestruar automjetin luksoz në pronësi të Ergys Agasit, një Land Rover Defender. Automjeti ishte fshehur në një garazh, ku është lokalizuar nga autoritetet.

Ergys Agasi u arrestua dje në Durrës, në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Operacioni u zhvillua në zonën e Plepave nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un. Sipas raportimeve, Agasi u lokalizua ndërsa udhëtonte me një automjet, Rs6 Audi me vlere 80 mije euro. Në të njëjtën makinë ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili u arrestua gjithashtu gjatë operacionit.



Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest në kuadër të hetimeve të SPAK lidhur me procedurat e prokurimeve të AKSHI-t.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!