Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pamje apokaliptike/ Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet Kolumbinë, disa të lënduar

schedule16:59 - 10 Gusht, 2026

schedule 16:59 - 10 Gusht, 2026

Një tërmet apokaliptik me magnitudë 7.4 ballë goditi Kolumbinë të hënën, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti kishte një thellësi prej 115 km dhe shkaktoi dëme në ndërtesa.

Agjencia gjeologjike e Kolumbisë tha se epiqendra ishte në provincën Choco, në bregdetin e Paqësorit.



Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami.

Tërmeti ndodhi në mesditë dhe u ndje në kryeqytetin Bogota dhe Cali, si dhe në Venezuelë, Ekuador dhe Panama.

Paniku mbizotëroi kur stuhia 7.4 Richter “goditi” Kolumbinë.

Njerëzit u tmerruan dhe vrapuan nga ndërtesat duke u përpjekur të largoheshin në kohë, ndërsa copa betoni dhe xhami ranë në rrugë.

Në videot e para që u regjistruan, qytetarët nxituan drejt rrënojave të ndërtesave për të parë nëse kishte të lënduar.

Kupola e Katedrales Metropolitane pësoi gjithashtu dëme serioze, e cila duket se është shembur pas tërmetit.

C556.562,79.673 558.743,79.167 560.652,78.425 C562.623,77.658 564.297,76.634 565.965,74.965 C567.633,73.296 568.659,71.625 569.425,69.651 C570.167,67.743 570.674,65.562 570.82,62.369 C570.966,59.17 571,58.147 571,50 C571,41.851 570.966,40.831 570.82,37.631″>

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!