Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Wanted 37”/ Kapet në Durrës për llogari të drejtësisë italiane Kastriot Dyrmishi, i dënuar për trafik narkotikësh

schedule14:49 - 10 Gusht, 2026

schedule 14:49 - 10 Gusht, 2026

Lokalizohet dhe kapet një shtetas i dënuar në Itali, me 14 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit finalizuan operacionin e koduar “Wanted 37”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen nr. 17/1, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Firenze, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.



Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!