Finalizohet operacioni policor i koduar “Baruni”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Kapet në flagrancë në parcelën që kishte kultivuar bimë narkotike, vihet në pranga 62-vjeçari.
Asgjësohen me anë të diegies bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Baruni”.
Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Skahide”, lagjja Barun, Krujë, u konstatua një parcelë e kultivuar me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë në parcelën që kishte kultivuar me bimë narkotike dhe u arrestua shtetasi E. P., 62 vjeç, banues në Krujë.
Kontrollet vijojnë në territorin e Krujës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al


