Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se është autori i 2 zjarrvënieve, gjatë 2 ditëve të fundit, në Lundër dhe në Shkozë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 09.08.2026, në fshatin Lundër, ka ndezur zjarr në afërsi të magazinave të Bashkisë Tiranë, ndërsa më datë 08.08.2026, dyshohet se ka ndezur zjarr te disa shkurre në afërsi të një kabine elektrike, në fshatin Shkozë.
Si pasojë e zjarreve në afërsi të magazinave të Bashkisë dhe të një kabine elektrike, pati dëme të shumta në sipërfaqet e tokave përreth./abcnews.al


