Një 23 vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në Shkodër nga dy persona.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”. 23-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


