Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zelensky për Kosovën/ Reagon Tirana: Asnjë paralele me Ukrainën

schedule11:25 - 9 Gusht, 2026

schedule 11:25 - 9 Gusht, 2026

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me vizitën dhe deklaratat e Presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski në Beograd, një ditë më parë.

Ministria e cilëson dialogun të rëndësishëm e të mirëpritur por thotë se rasti I Kosovës dhe ai I Ukrainës, e sulmuar ushtarakisht nga Rusia nuk janë të njëjta.

 “Ashtu siç Shqipëria qëndron, dhe do të vazhdojë të qëndrojë, fort në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, ne mbështesim dhe qëndrojmë po aq fort për sovranitetin, pavarësinë dhe vendin që i takon Kosovës në familjen euroatlantike”



Paralelet mes Kosovës e Ukrainës nuk qëndrojnë thekson ministria. Kosova qëndron mbi historinë e saj dhe mbi ligjin e saj, e njohur dhe ndëkrombëtarisht.

“Rasti i Kosovës qëndron mbi themelet e veta historike, politike dhe ligjore. Me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ishte e prerë: Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një çështje krejtësisht e ndryshme. Ai përbën një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, si dhe një shkelje flagrante të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

Pavarësia e Kosovës, thekson ministria, ka kontribuar në stabilitetin rajonal dhe është pjesë e një të ardhmeje në të cilën kufijtë nuk ndryshohen me forcë, dhe ku popujt dhe komunitetet mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre në paqe dhe siguri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!