Fundjava ka nisur me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinit, ku mijëra qytetarë të Kosovës po shfrytëzojnë temperaturat e larta të gushtit për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.
Fluksi më i madh është shënuar në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave paraprake, vetëm në tre orë kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përmes Morinit më shumë se 11 mijë qytetarë, me rreth 7 mijë automjete.
Për përballimin e fluksit, Policia Kufitare ka vënë në dispozicion gjashtë sportele të dedikuara për automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat, sipas protokollit, nuk i nënshtrohen kontrolleve të plota.


