Imer Zuna nuk është i vetmi i larguar nga Erzeni. Klubi nga Shijaku ka njoftuar edhe një tjetër lëvizje në dalje dhe është mesfushori Davidson Tomas Cabral ai i cili do të duhet të gjejë skuadrën e re për të vijuar karrierën.
“Klubi i Futbollit Erzenit zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Davidson Tomas Cabral . KF Erzeni falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Erzenit.
Cabral u aktivizua në Kategorinë e Parë këtë sezon dhe numëron 8 ndeshje, 6 prej tyre si titullar. Futbollisti nga Guinea-Bisau shënoi edhe një gol, në triumfin 4-0 të marrë ndaj skuadrës së Burrelit. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B69HUhhAUNg/?utm_source=ig_web_copy_link

