Përplasja mes UEFA dhe FIFA nuk lidhet vetëm me propozimin për të shitur një pjesë të aseteve komerciale të garave përfshirë edhe Kupën e Botës.
Qeveria europiane e futbollit duket se ka një tjetër arsye më të fortë për të sulmuar Gianni Infantino, pas zbulimit të fundit të “The Guardian”.
E përditëshmja britanike ka siguruar dhe publikuar një dokument konfidencial, një marrëveshje paraprake jo-detyruese, të tetorit të vitit 2020, i cili përshkruan krijimin e një Superlige të FIFA. Në thelb, dokumenti tregon se ky projekt është I njëjtë me atë të Superligës që u shfaq dhe dështoi brenda 48 orëve në prill të vitit 2021.
Ndryshimi i vetëm është që ai do të menaxhohej nga vetë FIFA. Ndërsa në atë kohë Infantino e kishte kundërshtuar publikisht krijimin e një turneu të tillë dhe kishte mbështetur presidentin e UEFA, Ceferin, dokumentet zbulojnë se presidenti i FIFA-s në fakt kishte ndërmarrë hapa për të krijuar një kompeticion të shkëputur disa muaj më herët, me synimin për të zgjeruar më tej biznesin e instirucionit që drejton dhe për të sfiduar rivalin e saj kryesor: UEFA-n dhe Ligën e Kampionëve.
Sipas dokumenteve, partneriteti midis FIFA dhe Superligës synonte të krijonte një turne të përbërë nga pesëmbëdhjetë klube të përhershëm dhe pesë klube që do të kualifikoheshin përmes garave ekzistuese. Kompeticioni do të zhvillohej çdo vit në një periudhë tre javore. Kjo do të sillte ndryshimin e kalendarit të skuadrave kombëtare në vetëm dy dritare që do të zgjasnin nga dy javë.
Në këtë projektit FIFA do të kishte një kuotë aksionesh të privilegjuara, që i jepnin të drejtën e fjalës të fundit mbi ndryshimet në formatin dhe kalendarin dhe ndryshimet dhe emërtimi i administratorit.
Por ajo që e bën më mbreslënës këtë document është përpjekja për fshehtësi, madje palët e përfshira identifikoheshin me kodin
“ËO1”, një referencë ndaj oficerëve të rangut më të lartë në Ushtrinë Britanike gjatë operacioneve secrete.


