Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nigeriani në gjyq, vidhte shqiptarët/ U zhvaste paratë përmes mashtrimit në rrjete sociale

schedule11:25 - 7 Gusht, 2026

schedule 11:25 - 7 Gusht, 2026

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin nigerian Lucky Omoregie, për veprën penale të ‘Mashtrimit Kompjuterik’ parashikuar nga nenet 143/b/1 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2103 të vitit 2022, nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasja M.E., operatore në një ‘Call Center’ që merret me shitjen e energjisë elektrike dhe gazit.

Në rrjetin e saj social i shkruante vazhdimisht një person me të cilin nisi të komunikojë. Ky shtetas, hiqej si me kombësi italiane edhe pse nuk dinte të komunikonte në italisht. Pas disa bisedave në Instagram dhe më pas në WhatsApp, asaj iu kërkua të bëhej një pagesë, me pretendimin se ai shtetas nuk e bënte dot, në mënyrë që të merrte një pako surprizë.



Kjo shtetase denoncoi se më rrjetin e saj social i shkruante vazhdimisht një person me të cilin nisi të komunikojë. Omoregie, hiqej si me kombësi italiane edhe pse nuk dinte të komunikonte në italisht. Pas disa bisedave në Instagram dhe më pas në WhatsApp, asaj iu kërkua të bënte një pagesë për të marrë një pako surprizë me pretendimin se ai shtetas nuk e bënte dot.

Më vonë për t’i marrë informacionet bankare kallëzueses iu kërkua qe pagesa të bëhej me të dhënat bankare të marrësit, duke paguar një shumë të madhe parash. Por edhe pse pako nuk i erdhi asaj iu kërkuan sërish para me premtimin se do ta merrte.

Pas kryerjes së gjithë veprimeve procedurale dhe hetimeve të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, si dhe mbërritjes së Letër Pororsisë nga ana e autoriteteve italiane, u arrit te identifikohej si posedues i PostePay Evolution shtetasi nigerian me banim në Itali, Lucky Omoregie lindur në Nigeri i cili dërgohet në gjyq për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b /1 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, duke marrë shkas se raste të tilla janë të përsëritura e gjithnjë e më tepër shtetas po bëhen pre e mashtrimeve të tilla online, u bën thirrje sërish të gjithë shtetasve të mos japin të dhënat personale apo llogaritë bankare, në mënyrë që të mos bëhen pre e sulmeve dhe mesazheve të rreme kompjuterike me qëllim vjedhjen e kredencialeve në komunikimet online dhe vlerave monetare të tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!