Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump firmos urdhra të rinj për të kufizuar shtetësinë automatike

schedule10:30 - 7 Gusht, 2026

schedule 10:30 - 7 Gusht, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi dy urdhra të rinj ekzekutivë në një tjetër përpjekje për të kufizuar të drejtën e shtetësisë automatike për fëmijët që lindin në territorin amerikan.

Njëri prej urdhrave synon t’u mohojë shtetësinë automatike disa fëmijëve, prindërit e të cilëve nuk janë shtetas amerikanë.

Në këtë kategori përfshihen fëmijët e punonjësve të qeverive të huaja, si edhe të personave të klasifikuar nga autoritetet amerikane si “armiq të huaj”.



Urdhri i dytë synon të ndalojë të ashtuquajturin “turizëm lindjeje”, praktikë me të cilën shtetas të huaj udhëtojnë drejt SHBA-së për të lindur fëmijën atje, në mënyrë që ai të përfitojë automatikisht shtetësinë amerikane.

Urdhrat ekzekutivë përcaktojnë drejtimin e politikave të administratës, por nuk kanë fuqi të ndryshojnë ligjin apo Kushtetutën. Çdo ndryshim i tillë mund të përballet me sfida ligjore dhe shqyrtim nga gjykatat.

Në fillim të mandatit të tij të dytë, Trump kishte firmosur një tjetër urdhër që synonte të kufizonte ndjeshëm shtetësinë automatike për fëmijët e lindur nga prindër që ndodheshin në SHBA vetëm përkohësisht ose pa dokumente të vlefshme qëndrimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!