“Abc News” në Thumanë/ Gruaja e paralizuar lëngon në barake prej 3 muajsh

schedule11:37 - 6 Janar, 2020

schedule 11:37 - 6 Janar, 2020

Fran Lleshi me gruan e paralizuar jetojnë në një barake, në kushte të mjerueshme që prej termetit të 21 shtatorit.

Gazetari Juxhin Mustafaraj dhe grupi i xhirimit të Abc News udhëtoi sot drejt Thumanës për të parë nga afër gjendjen e banorëve që kanë mbetur jashtë në ditët e ftohta të dimrit.

Në familjen e Fran Lleshit, në Thumanë mësojmë se burrë e grua kanë mbetur jashtë që prej termetit të parë, atij të 21 shtatorit. Prej më shumë se 3 muajsh, Fran Lleshi dhe gruaja e tij e paralizuar qendrojnë në barake, në kushte mesjetare.

“Shtepia u dëmtua në shtator, pastaj me këtë termetin e dytë (26 nentor) u shemb komplet…Akoma s’na kanë thënë asgjë…As bonus qiraje asnjë send në botë. Ne s’kemi ku shkojmë, vetëm me u mbyt në ujë…më keq nuk ka ku shkon. Gruan e kam të paralizuar…”, shprehet i brengosur Fran LLeshi.

Ai ka migruar nga zona e thellë e Fanit në Mirditë, drejt Thumanës për një jete më të mirë, por shtëpia që ndërtoi me mundim u shemb. Ata apelojnë që shteti ti ndihmojë për të rindërtuar banesën ku të fusin kokën./abcnews.al