Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ U ekstradua nga SHBA, momenti kur mbërrin në Rinas Sokol Hoxha, i dënuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë

schedule10:21 - 6 Gusht, 2026

schedule 10:21 - 6 Gusht, 2026

Një shtetas shqiptar i dënuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë është deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, pas një operacioni të koordinuar ndërkombëtar të koduar “Globi”.

Sipas Policisë së Shtetit, bëhet fjalë për Sokol Hoxhën, 51 vjeç, i lindur në Fier, i cili u arrestua në shtetin Ohio më 5 maj 2026.

Deportimi i tij u realizua falë bashkëpunimit mes Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë (DSS), Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit.



Hoxha ishte dënuar në vitin 2000 nga Gjykata e Fierit me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos. Sipas autoriteteve, krimi u krye më 30 mars 1997, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, për motive të dobëta.

Ndërkohë, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen me armë zjarri të një shtetaseje shqiptare në Belgjikë, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997. Sipas autoriteteve, viktima ishte shfrytëzuar më parë për prostitucion nga i dënuari.

Policia e Shtetit thekson se deportimi është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes autoriteteve shqiptare dhe atyre amerikane, përfshirë Njësinë Speciale Policore të Departamentit të Policisë Kriminale, Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Marshallët Amerikanë dhe agjencinë ICE-ERO.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!