Ishte padyshim një dashuri e madhe. Berat Gjimshiti kishte gjetur veten tek Atalanta, dhe për 11 vite me radhë luajti në elitën e futbollit italian, duke pasur vetëm një “intermexo” huazimi.
Tashmë, kapiteni i kombëtares shqiptare do ta braktisë skuadrën e tij të zemrës, atë me të cilën vendosi rekorde dhe fitoi trofe duke u bërë i shquar në Itali dhe në Europë.
Nga Apeninet vijnë lajmet se ka arritur një marrëveshje me klubin e Arabisë Saudite, Al Diriah, dhe se sauditët i kanë ofruar Atalantës 3 milionë euro për kartonin.
Bergamaskët donin ta mbanin edhe një sezon tjetër, por ishte e vështirë të dilnin kundër vullnetit të vetë lojtarit, e po ashtu në kontratë ka mbetur vetëm një vit detyrim.
Pra, më mirë të fitohen 3 milionë euro sot sesa të largohet falas pas 12 muajve.
Gjimshiti, që është 33 vjeç, dëshiron të provojë një futboll tjetër në karrierë, ku mund të jetë I sigurt për formacionin, dhe ku mund të marrë një rrogë sa dyfishi I asaj që ka në Serinë A.
Atalanta I jep 1.5 milionë euro në vit, por pas taksave janë vetëm 800 000, ndërsa në Arabinë Saudite kjo shifër nuk do të taksohej fare.
Me fanelën zikaltër, kapiteni kuqezi luajti 334 ndeshje, nga të cilat 284 në Serinë A, pra nuk do ta thyejë dot rekordin e Elseid Hysajt që ka 315.
Gjimshiti fitoi Ligën e Europës I kapiten dhe luajti disa herë në Champions, duke arritur deri në çerekfinale./abcnews.al


