Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, në shënjestër të sulmeve kibernetike/ Mbi 14 milionë tentativa në 6 muaj për goditjen e shërbimeve online

schedule14:15 - 4 Gusht, 2026

schedule 14:15 - 4 Gusht, 2026

Tentativat për sulme kibernetike ndaj sistemeve shqiptare, të cilat nuk ndodhin vetëm si shkak i teknologjisë, por edhe për arsye politike e gjeopolitike, kanë qenë në rritje në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike ka dokumentuar mbi 14 milionë tentaiva të sulmeve kibernetike ndaj infrasktrukturave që kanë prekur ekosistemin kibernetik shqiptar, shifër që i përket periudhës janar-qershor 2026.

Të paktën 56 tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar në minutë, ku pjesa më e madhe prej 54 përqind i janë drejtuar infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% ndaj infrastrukturave kritike të informacionit, që do të thotë se ka patur përpjekje për të prekur sektorin shëndetësor, energjitik, transportin, sistemin e pikave të kalimit kufitar, administratën publike, etj.



Ndër sektorët që është tentuar të preken, ka qenë edhe ai financiar, infrastrukruara digjitale dhe sektorë të tjerë po të kësaj rëndësie. Shqipëria në disa raste është prekur nga sulmet kibernetike, të cilat kanë shkaktuar edhe dëme. Forcimi i masave të sigurisë nga ana e autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mesa duket e ka vështirësuar ndërhyrjen përgjatë këtij viti.

AKSK, thotë se po vijon monitorimin e vazhdueshëm të kërcënimeve dhe forcimin e masave mbrojtëse, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së infrastrukturave të informacionit në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!