Autoritetet në Guatemala kanë shpallur një alarm portokalli, të nivelit “rrezik”, pas shpërthimit të fuqishëm të vullkanit Fuego, një prej vullkaneve më aktive në Amerikën Qendrore.
Vullkani, i cili ndodhet rreth 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala City, ka nisur të nxjerrë lavë, re të dendura gazrash dhe hiri vullkanik. Koordinimi Kombëtar për Reduktimin e Fatkeqësive (Conred) njoftoi se alarmi është shpallur në nivel kombëtar dhe se ka nisur evakuimi i dy vendbanimeve pranë zonës së rrezikut.
⚡️ #ReporteSASSLA | 🌋 Volcán #Fuego de 🇬🇹#Guatemala
Desde las 08:30 hrs de hoy [hora local], se comenzó a registrar un incremento sustancial de los parámetros de la actividad del coloso, manifestada en un episodio eruptivo estromboliano que sigue desarrollándose hasta este… pic.twitter.com/AX0IB97ELR
— SASSLA (@SasslaMx) August 4, 2026
Për shkak të aktivitetit të shtuar vullkanik, qeveria ka pezulluar mësimin në shkollat e zonës dhe ka mbyllur një rrugë kryesore që lidh pjesën jugore të vendit me qytetin kolonial të Antiguas, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Shpërthimi i Fuego-s nisi të hënën në mëngjes dhe intensiteti i tij u rrit gjatë natës. Vullkani, me një lartësi prej 3,763 metrash, ka shkaktuar disa herë evakuime masive në vitet e fundit.
Në vitin 2018, një shpërthim i fuqishëm i Fuego-s shkaktoi 215 viktima, ndërsa rreth 200 persona rezultuan të zhdukur pasi rrjedhat e lavës përfshinë një fshat në shpatet e vullkanit.


