TIRANË– Greqia prej tre ditësh lufton me zjarret masive, të cilat përveç viktimave, kanë shkaktuar dhe evakuime masive të banorëve dhe turistëve.
Gazetari shqiptar Etmond Guri, në një lidhje live me “Faqja 4” në ABC News, u shpreh se situata mbetet kritike.
Ai theksoi se në disa zona, era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.
Sipas gazetarit, autoritete greke kanë kërkuar ndihmë edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Europian për mbajtjen situatës nën kontroll.
“Janë shfaqur vatra të reja zjarri. Era e fortë bëri që zjarret të marrin përmasa të frikshme dhe kjo çoi në evakuime masive. Situata është mjaft kritike. Janë evakuuar banorë dhe turistë. Është kërkuar ndihmë edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Sipas mediave greke, situata më e vështirë paraqitet në ishullin e Kretës, Paros dhe Lesbos. /abcnews.al


