Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

PS: ‘Zhduken’ 15 bashki, jo shërbimet/ Propozimi i socialistëve, Mazniku: Ruhet identiteti i qytetarëve

schedule13:20 - 31 Korrik, 2026

schedule 13:20 - 31 Korrik, 2026

Një ditë pas dërgimit në Kuvend, bashkëkryetari i komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku, shpjegoi hartën e socialistëve me 46 bashki, nga 61 që funksionojnë aktualisht.

“Në maj mbahen zgjedhjet e ardhshme vendore, dhe ne duhet të përballemi me ato sfida që kemi përpara.”

Maxhoranca nuk priti demokratët, që kanë një hartë me 100 bashki. Mazniku e lidhi me anëtarësimin.



“Nëse ne humbasim këtë afat, të 2027, ne humbim 8 vjet.”

Projekti i PS-së shkrin administrativisht 15 bashki. Por shërbimi, tha Mazniku, nuk largohet.

“Asnjë shërbim nuk do të largohet.”

Qytetet nuk humbin, do të mbajnë identitetin e tyre, përmes skemës së re të projektit të PS-së.

“Kemi skema, bashki, njësi administrative, bashki-qytet-njësi administrative… do të ketë një kuotë proporcionale, duke i siguruar funksionimin, të gjitha funksionet.”

Rinasi kalon nga administrimi i Fushë-Krujës në Tiranë dhe ky është i vetmi territor i hartës që ndryshon.

Projekti rikthehet për diskutim në muajin shtator, pasi kryetarët dhe këshillat bashkiakë do të marrin dhe opinionin e qytetarëve të bashkive që preken.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!