Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaccme, 2 vite pas qëndrimit në paraburgim, si person i dyshuar për 5 vepra penale.
Gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi pjesërisht kërkesën e mbrojtësit të tij ligjor, duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për tejkalim të afateve të paraburgimit.
Avokati Ermal Yzeiraj pas përfundimit të seancës u shpreh se përfaqësuesja e akuzës ishte dakord me zbutjen e masës së sigurisë, ndërsa tha se nuk do e ankimojnë vendimin në Apel.
Ish zyrtari i lartë mbahet në qeli prej datës 4 korrik të vitit 2024, si i dyshuar për “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.
SPAK dyshon se Beqaj ka abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian në kohën kur drejtonte agjencinë Saspac. Lidhur me të njëjtën ccështje, një dite me parë , shkalla e parë e gjyqësorit liroi nga qelia edhe bashkëpunëtorin e Beqajt, Ermal Kurtulajn, po për tejkalim të afateve të paraburgimit.
Gjykata e Posaccme pak ditë më parë , pas më shumë se viti seanca paraprake vendosi të rikthente për plotësim hetimesh në SPAK dosjen ndaj ish drejtorit të agjencisë SASPAC, duke i lënë disa detyra shtesë prokurores Elida Kacckini deri në datën 30 tetor.
Paralelisht me këtë ccështje e cila u rikthye për hetim, Ilir Beqaj po gjykohet për ccështjen e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ku procesi me procedurë të zakonshme ndodhet në themel.


