Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare legjenda e Milanit, Franco Baresi

schedule07:56 - 31 Korrik, 2026

schedule 07:56 - 31 Korrik, 2026

Legjenda e Milanit, Franco Baresi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Baresit e konfirmoi klubi i Milanit përmes një postimi në rrjetet sociale.



Baresi kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore gjatë vitit të fundit. Në gusht të vitit 2025, fituesi i Kupës së Botës bëri të ditur se iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një noduli pulmonar. Pas operacionit, ai nisi një trajtim me imunoterapi.

Franco Baresi konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit dhe simbol i Milanit. Ai është një nga futbollistët e rrallë që e kaloi të gjithë karrierën në një klub të vetëm.

Baresi debutoi me ekipin e parë të Milanit në vitin 1977 dhe qëndroi te kuqezinjtë deri në pensionimin e tij në vitin 1997.

Gjatë 20 viteve në “San Siro”, ai zhvilloi 716 ndeshje, shënoi 33 gola dhe dhuroi 24 asistime, duke formuar një nga repartet mbrojtëse më të famshme në historinë e futbollit së bashku me Paolo Maldinin, Alessandro Costacurtan dhe Mauro Tassottin.

Në karrierën e tij me Milanin fitoi tre Liga të Kampionëve, gjashtë tituj të Serie A, dy Kupa Interkontinentale, tre Superkupa të Evropës dhe katër Superkupa të Italisë, duke mbetur një nga figurat më të respektuara në historinë e klubit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!