E bujshme! Ofertë 500 mijë euro për mesfushorin e kombëtares

schedule21:55 - 5 Janar, 2020

schedule 21:55 - 5 Janar, 2020

Ofertë e bujshme nga Spanja për mesfushorin e kombëtares tonë kuqezi, Keidi Bare. Futbollisti shqiptar me shumë gjasa do të largohet nga Malaga, pasi klubi bardheblu ka disa probleme me financat dhe do të detyrohet të shesë asetet kryesore të klubit.

Keidi Bare është një nga lojtarët më të mirë të Malagas dhe prej muajsh, ka fituar fanellën e titullarit në mesfushë. Edhe me kombëtaren tonë kuqezi, Bare është shndërruar në titullar të padiskutueshëm.

Klubi që kërkon shërbimet e mesfushorit shqiptar, është Rayo Vallecano. Skuadra spanjolle është gati të paguajë deri në 500 mijë euro për Baren, ofertë kjo që tundon jo pak klubin e Malagas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!