Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nëna me dy fëmijët humbën jetën në Postribë/ Presidenti Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia

schedule17:01 - 29 Korrik, 2026

schedule 17:01 - 29 Korrik, 2026

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Domë të njësisë administrative Postribë, në Shkodër, ku një nënë e re dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën pasi banesa ku po qëndronin u përfshi nga flakët.

Përmes një mesazhi, kreu i shtetit shprehu dhimbjen për këtë tragjedi dhe u përcolli ngushëllimet familjarëve të viktimave.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe.U prehshin në paqe!”, shkruan kreu i shtetit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!