Suksesi është I madh dhe duhet të festohet siç duhet.
Në Spanjë kanë menduar diçka që e kanë bërë edhe vende të tjera për të bërë të pavdekshme fitoren e Kupës së Botës nga kombëtarja e futbollit e djemve.
Triumfi I madh që u kurorëzua me fitoren e vështirë 1-0 në finale ndaj Argjentinës në stadiumin e Nju Xhersit, do të përjkujtohet nga qeveria në Madrid me emetimin e monedhave metalike.
Do të prodhohen 50 000 monedha të tilla të disa llojeve, gjë që qeveria spanjolle e ka bërë edhe dy herë të tjera, pasi kombëtarja e futbollit të femrave fitoi Kupën e Botës, dhe pasi “Furitë e Kuqe” të trajnerit Luis de la Fuente triumfuan në Kampionatin Europian të dy viteve më parë në Gjermani.
Konfirmimin për këtë e dha Ministria spanjolle e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, së cilës iu referuan mediat në Madrid e më gjerë.
Në njërën anë të monedhave do të jetë Mbreti Filip I Gjashtë, dhe nga ana tjetër diçitura Kupa e Botës e FIFA-s, me një futbollist duke gjuajtur një top.
Ministria thekson se fitorja e titullit nga kombëtarja e futbollit përfaqëson një arritje të veçantë sportive, duke qenë një shembull I nivelit të shkëlqyer, të kohezionit dhe të imazhit ndërkombëtar të Spanjës.



