Një aksident masiv ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Vidhas.
Gazetari i Abc News, Aldo Kozarja, raporton se në aksident janë përfshirë 5 automjete. Shkak dyshohet se është bërë manovra e gabuar e njërit prej drejtuesve e më pas ka ndodhur përplasja zinxhir e makinave.
Në spital janë transportuar dy fëmijë të moshës 12-15 vjeç të cilët kanë lëndime të lehëta. Policia është në vendngjarje për të bërë ekspertizen e aksidentit./abcnews.al