Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përplasja Podgoricë-Beograd për gazetarët/ BE e shqetësuar: Mos ndaloni punën e mediave

schedule18:33 - 28 Korrik, 2026

schedule 18:33 - 28 Korrik, 2026

Ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi, nuk janë në përputhje me vlerat që priten nga vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Ky është qëndrimi i Brukselit, duke theksuar se masat që kufizojnë punën e mediave, janë shqetësuese, ndërsa unioni njofton se është në dijeni dhe po e ndjek nga afër situatën.

Reagimi i Brukselit vjen pasi, gjatë javëve të fundit, disa gazetarëve nga Mali i Zi nuk u lejuan të hyjnë në Serbi.



Ndalimet pasuan njoftimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për masa reciproke, pasi autoritetet në Podgoricë ia ndaluan hyrjen kryeredaktorit të tabloidit serb Informer, Dragan Vuçeviç.

Vendimin e Podgoricës, Vuçiç e quajti “gabim të madh”, edhe pse më parë ishin ndaluar të vizitonin Beogradin për arsye pune gazetarë të mediave si Radio Televizioni Podgorica apo Vijesti.

Në fund të majit ishte Agjencia për Mediat Elektronike e Malit të Zi vendosi të ndalojë për gjashtë muaj transmetimin dhe ritransmetimin e programit të televizionit serb Informer në territorin e shtetit.

Vendimi u arsyetua me pretendimet se përmbajtja e këtij mediumi fyente dinjitetin e popullit malazez, mohonte identitetin kombëtar malazez, nxiste gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin, si dhe cenonte dinjitetin e qytetarëve dhe institucioneve të Malit të Zi.

Federata Evropiane e Gazetarëve vlerësoi se masa të tilla paraqesin rrezik për gazetarinë hulumtuese.

Institucionet evropiane e shohin këtë çështje edhe në kontekstin rajonal që vënë në pah tensionet politike mes dy vendeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!