Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“SASPAC”, dosja kthehet për hetim/ GJKKO rrëzon kërkesën, i lë SPAK afat deri më 30 tetor

schedule15:18 - 27 Korrik, 2026

schedule 15:18 - 27 Korrik, 2026

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC. GJKKO vendosi ta rikthejë pranë SPAK për plotësim hetimesh dosjen ndaj ish-drejtorit të agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, dhe për të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Për këtë dosje, të vetmit që mbahen në arrest me burg janë Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj. Prokurorja Elida Kaçkini ka afat kohor deri më 30 tetor të plotësojë hetimet e munguara.

Ilir Beqaj akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie, shkelje të barazisë në tendera dhe mashtrim. Nën akuzë është edhe Ermal Kurtulaj, që sipas SPAK ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Beqajt.



Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqaj dhe të pandehurit e tjerë kanë zhvilluar të paktën tetë procedura tenderimi në kundërshtim me ligjin. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, përmes faturave fiktive, fonde të agjencisë kalonin në llogaritë e një restoranti që, sipas SPAK, drejtohej në mënyrë të tërthortë nga ish-ministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!