Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

PS: Përjashtim e kallëzim në SPAK për Shehajn/ Vodhi nga zyra e Kuvendit shkresën konfidenciale të marrëveshjes me SHBA

schedule14:48 - 27 Korrik, 2026

schedule 14:48 - 27 Korrik, 2026

Në një akt të paprecedentë, kryetari i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj shkeli me duar dhe këmbë konfidencialitetin e një marrëveshjeje të rëndësishme mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke nxjerrë zbuluar një sekret shtetëror.

Ai grabiti në sekretariatin e Kuvendit dokumentin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh, duke u larguar me vrap jashtë.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ka bërë thirrje institucioneve ligjzbatuese ta arrestojnë në flagrancë Agron Shehajn për vjedhje të dokumenteve të Kuvendit dhe agresion ndaj një punonjëseje të administratës.



Por Partia Socialiste po e ndjek rastin hap pas hapi. Me një shkresë urgjente, i është kërkuar Parlamentit të Shqipërisë të referojë Agron Shehajn në SPAK për 4 vepra penale.

Përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;

Vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;

Grabitja, sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;

Pengimi i detyrës së funksionarit publik, sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas argumentimit të PS-së, dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe, në këtë rast, mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cenon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët.

Ndërsa Agron Shehaj vijon të shfaqet si një politikan problematik në Parlament, por pa i hyrë gjemb në këmbë, ky është një tjetër test për SPAK.

Tashmë u bënë javë prej denoncimit të vilës së tij në Itali, të cilën e bleu për 2.9 milionë euro në vitin 2021 dhe më pas e shiti 5-fishin e çmimit, për 15 milionë euro në vitin 2025.

Dyshime ngrihen tashmë mbi pasurinë e vetë Shehajt, si dhe veprimet e pakontrolluara të tij, por edhe standardin që ndjek SPAK me një deputet të Parlamentit, ndryshe nga shumë të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!