E pati shpejt shansin e tij.
Ndërsa Bajerni dilte në fushë për miqësoren e parë të sezonit, në fushën e Vehenit, trajneri Vinsent Kompani, zgjodhi një formacion me të rinj, mes të cilëve edhe një gjysmë shqiptar.
Skënder Nuraj, 17-vjeçari me numrin 33, mori besimin e teknikut, vetëm pak muaj pasi u bashkua me bavarezët në prill të këtij viti.
Ishte Kompani që e mori, dhe po ai që e hodhi titullar këtë herë, ndërsa në stol ishte lojtari tjetër me origjinë shqiptare nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç.
Nuraj ishte në fushë për 45 minuta, ndërsa Bajerni I mbushur vetëm me lojtarë të rinj nuk e pati të lehtë përballë skuadrës vendase.
Në stadiumin e Visbadenit, të mbushur me 12 000 spektatorë, Veheni luftoi fort, edhe pse është ekip I kategorisë së tretë.
Mungesat bavareze bënë të vetën.
Jo vetëm yjet e ekipit të parë janë ende me pushime për shkak të Kupës së Botës, dhe flitet për Kejn, Nojer, Kimih, Luis Diaz, Olize e të tjerë, por siç raportojnë mediat gjermane, shumica e talenteve të reja janë të dëmtuar.
Sa për Nurajn, ai pati një bisedë me trajnerin Kompani, ndërsa u mbyll pjesa e parë.
Ishte diçka e bukur që tekniku zgjodhi të fliste pikërisht me të, ndërsa në pjesën e dytë në vend të tij hyri Ibrahimoviç.
Bajerni humbi me shifrat 2-1, me golin e vetëm shënuar me penallti nga Bishof, pasi 11-metërshin e fitoi I talentuari Tim Binder./abcnews.al



