Derbi i shqiptarëve në Serie A, triumfojnë Kumbulla-Rrahmani

schedule16:42 - 5 Janar, 2020

schedule 16:42 - 5 Janar, 2020

Është mbyllur takimi mes SPAL-it dhe Hellas Veronës, me miqtë që kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 0-2. Etrit Berisha startoi titullar në këtë sfidë për SPAL-in, ndërsa Kumbulla dhe Rrahmani ishin dy nga tre qendërmbrojtësit për Hellas Veronën.

Të tre futbollistët shqiptarë e kompletuan 90 minutëshin. Sfida ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe fitorja mund të shkonte në të dyja krahët, por në fund ishin miqtë ata që u larguan me tre pikë të plota.

Diferenca e vetme ishin dy golat e Pazzinit dhe Stepinskit. Bomberi italian shënoi në minutën e 14-të, ndërsa Stepinski në të 85-ën vendosi rezultatin final të sfidës në 0-2, duke i dhënë fitoren Veronës në një fushë të vështirë./abcnews.al

Serie A, java 18

SPAL – H. Verona  0-2
G. Pazzini 14′, Stepinski 85′