Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Përgjigja ime për “Flamingot”/ Kryeministri: Protesta, matësi i arritjeve 

schedule12:22 - 24 Korrik, 2026

schedule 12:22 - 24 Korrik, 2026

Në Pallatin e Brigadave po zhvillohet mbledhja e përbashkët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij me një reflektim mbi marrëdhënien mes qeverisjes dhe qytetarëve.

Rama tregoi një episod që, sipas tij, i kishte ndodhur një kryetari bashkie socialist, i cili ishte ankuar për reagimin e qytetarëve ndaj investimeve të kryera në zonën e tij.

Sipas Ramës, ky është një mendim që mund t’i ketë kaluar në mendje secilit prej drejtuesve socialistë gjatë ushtrimit të detyrës.



Kryeministri theksoi se ky perceptim duhet të ndryshojë, pasi sipas tij qytetarët nuk duhen parë si mosmirënjohës, por si tregues të standardeve të reja që duhet të arrijë qeverisja.

“Po e  nis me një episod që mund ta keni dëgjuar qëlloi në një nga ditët e qershorit që një kryetar bashkie shok i yni më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një problem diku në periferi. I kam gjetur në llum tha, nuk kishin rrugë, trotuare, e gropa. I bëra me rrugë me drita, me pemë, u bëra kopsht u vura edhe stola, janë mosmirënjohës. Ai shok dhe koleg jemi ne të gjithë. Se secili prej nesh e ka menduar qoftë edhe njëherë atë fjalë të keqe kur i ka ardhur shpirti në majë të hundës më marrëdhënie me punën. Ka menduar që janë mosmirënjohës. Kjo fjalë është pikënisja e perspektivës së re që na duhet. Në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria. Atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje e me zë, kudo, jo vetëm 6 qershorit por qysh pas zgjedhjeve. Ju nuk jeni mosmirënjohës, por matës i ri i standardeve tona”, tha ai.


 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!