Ish-deputeti Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat akuzoi gjyqtarin e çështjes “Babale” se ka marrë një vendim politik ndaj tij.
Salianji theksoi se vendimi nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt që rëndon mbi të.
“Dje në ditë pushimi gjyqtari i partisë ka shpërndarë vendimin që nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Vendimi Gjermenit është politik. Gjyqtari i partisë thotë se është dëmtuar reputacioni publik i një krimineli që po vuan dënimin në Itali. Në vendim nuk citohet asnjë kërkesë nga mbrojtja. Një nga farsat e vendimit është pretendimi se nuk është dorëzuar materiali origjinal apo bruto. Gazetari Olldashi e ka publikuar materialin origjinal.
Ndërkohë Salianji ka treguar procesverbalin e materialit bruto të dorëzuar nga gazetari.
“Është me fasifikim, pasi prokuroria dhe gjykata nuk kanë çuar materialet bruto për ekpertizë në Britaninë e Madhe. Shkresa vërteton se materiali bruto ekziston por nuk është dërguar në Britani të Madhe. Deri tani njihet kallëzimi penal, gjyqtari ka shpikur një term të padëgjuar si kallëzim publik. Në vendim nuk ka asnjë rresht për drejtues të policisë që i kanë ofruar shumë monetare dëshmitarit të sajuar Alizoti”, deklaroi Salianji.
/abcnews.al