Moti i keq, ndalohet nisja e trageteve nga Durrësi në Bari

schedule13:38 - 5 Janar, 2020

schedule 13:38 - 5 Janar, 2020

Për shkak të përkeqësimit të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se porti i Barit është mbyllur. Për pasojë tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit të Barit.

Njoftim !

Duke parë perkeqësimin e motit në ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se :

1-Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

2-Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojmë nisjen e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.

Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore  në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta.

Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit.

Drejtoria e Pergjithshme Detare./abcnews.al