Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pushime pa dhimbje shpine/ 3 Lëvizjet që rigjenerojnë shtyllën kurrizore

schedule11:24 - 23 Korrik, 2026

schedule 11:24 - 23 Korrik, 2026

Pushimet janë koha për t’u çlodhur, por qëndrimi për orë të tëra në shezlong apo ulur mund të sjellë ngurtësim të shpinës, kyçeve dhe muskujve. Në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, instruktori i yogës Dorian Zazo do të tregojë se si vetëm pak minuta lëvizje të buta mund të rikthejnë lirinë e trupit dhe energjinë.

Shpesh, pas një kohe të gjatë shtrirë në plazh, kur ngrihemi ndiejmë rëndesë, mpirje dhe mungesë fleksibiliteti. Zgjidhja nuk është të ndryshoni vendin, por të bëni disa ushtrime të thjeshta direkt mbi shezlong. Tre lëvizje të lehta, pa sforcim dhe që zgjasin vetëm pak minuta, mjaftojnë për të çliruar tensionin dhe për të rigjallëruar shtyllën kurrizore.

Doriani do të demonstrojë gjithashtu dy pozicione shumë efektive për zonën e mesit. Pozicioni Kobra ndihmon në rikthimin e lëvizshmërisë së pjesës lumbare, ndërsa Pozicioni i Fëmijës relakson muskujt e shpinës dhe ul tensionin e grumbulluar. Sekreti është që çdo lëvizje të kryhet ngadalë dhe e shoqëruar me frymëmarrje të thellë.



Po aq problematik është edhe qëndrimi për shumë orë ulur. Kur muskujt e legenit dhe vitheve bllokohen, krijohen asimetri që shpesh shoqërohen me dhimbje në fund të shpinës. Me një ushtrim të thjeshtë që mund të realizohet vetëm me një karrige, pa pajisje dhe pa tapet, mund të përmirësohet fleksibiliteti, qarkullimi dhe të ulet presioni në zonën lumbare.

Në rubrikë do të flitet edhe për “Horse Stance”, pozicionin e famshëm të luftëtarëve Shaolin, që sot konsiderohet një formë e vërtetë “biohacking”. Edhe pse duket i lehtë, qëndrimi në këtë pozicion për më shumë se dy minuta sfidon njëkohësisht trupin dhe mendjen, duke ndërtuar forcë, qëndrueshmëri dhe përqendrim.

Nëse stërviteni vetëm për muskuj dhe lini pas dore bazën e trupit – shtyllën kurrizore, legenin dhe frymëmarrjen – mund të humbni një pjesë të madhe të potencialit tuaj fizik. Me këshillat e Dorian Zazos do të mësoni si të kujdeseni për shpinën, të lëvizni më lirshëm dhe të shijoni pushimet pa dhimbje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!