Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, trupa në Gaza/ Vendimi për angazhimin në kuadër të bordit të paqes, javën e ardhshme

schedule15:11 - 22 Korrik, 2026

schedule 15:11 - 22 Korrik, 2026

Shqipëria gati për të çuar trupa ushtarake në Gaza. Në kuadër të Bordit të Paqes, organizmit ndërkombëtar të iniciuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump për paqe në Lindjen e Mesme, ministri i mbrojtjes, Ermal Nufi zbuloi se javën e ardhshme qeveria shqiptare do të marrë vendimin zyrtar për të çuar oficerët e parë shqiptarë.

“Në lidhje me pjesën e dërgimit të trupave në Gaza, javën që vjen do miratojmë në Këshillin e Ministrave vendimin. Shqipëria ka marrë angazhim kryesisht me faktin se do të dërgojmë oficerë shtabi në shtabin e forcës ndërkombëtare stabilizuese. Kemi marrë angazhim në Bordin e Paqes, kemi bërë një mision shqyrtimi të territorit e kushteve në Gaza. Pas atij misioni do të dërgojmë oficerët e shtabit që do të bëhen e shtabit të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Me dërgimin, do të bëhet vlerësimi edhe për angazhimin e trupave konkrete. Më pas do të vlerësojmë sa do të dërgohen.”, theksoi ministri Nufi.

Sa për Samitin e NATO-s në Shqipëri, Nufi garantoi se Tirana Zyrtare është gati, vetëm po pret datën fikse për të nisur përgatitjet.



“Samiti është vendosur në Hagë që do të mbahet në Tiranë. Ai angazhim nga aleanca u mbajt. Samitet vendosen nga krerët e shteteve. Samiti do të zhvillohet në Tiranë, a do të jetë në 2027 apo në 2028 do të vendoset nga aleanca. Kur të bëhet e ditur data, do të fillojë edhe marrja e masave”, u shpreh Nufi.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari njoftoi dy vendimet e qeverisë këtë të enjte. Një prej të cilave, trajtimi i policëve të plagosur dhe rënë në detyrë. Familjarët e policëve që humbin jetën në krye të detyrës, do u jepen deri në banesa falas.

“Ky vendim trajton në mënyrë shteruese si nga ndihma e menjëhershme që shkon deri në 10 paga mujore bruto të punonjësit të ndjerë te pensioni familjar suplementar, bursa të plota arsimore për sistemin parauniversitar dhe të lartë për fëmijët e punonjësve, punësim me prioritet për familjarët e punonjësve të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Ajo që rregullohet është edhe banesat falas për familjarët, përfshirë bashkëshortët dhe të miturit që përfitojnë banesa të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave apo që vijnë nga zbatimi i projekteve të monitoruara nga Korporata e Investimeve dhe banesa që janë konfiskuar nga krimi i organizuar.”, tha ai

Një ditë para seancës së fundit parlamentare, kur është paralajmëruar sërish një protestë para godinës së kuvendit, ministri i Brendshëm paralajmëroi se policia do të jetë e përmbajtur, por dhuna ndaj tyre apo deputetëve nuk do të tolerohet.

“Policia është aty për të garantuar sigurinë publike. Sjellja shembullore është e marrë në tërësi për gjithë kohën që janë zhvilluar protestat dhe nuk ka pasur përshkallëzim, dhunë policore. Është e pakundërshtueshme. Nëse merremi me situata të caktuara, një fragment duke e shkëputur nga konteksti ku luhet shumë mirë me imazhe në rrjete sociale, një person që dëmtonte policinë e shtetit, pasurinë e përbashkët. Të intimidosh deputetët e parlamentit nuk ka të bëjë me demokracinë. Protestuesit ta ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!