Një biznes i vogël, rrobaqepësi, në Bulevardin “Gjergj Fishta” të Lezhës ka marrë flakë në rrethana ende të paqarta.
Menjëherë sapo është konstatuar tymi që dilte nga biznesi, i cili ndodhet në katin përdhes të një pallati 10-katësh, janë njoftuar zjarrfikësit dhe policia, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Reagimi i shpejtë dhe mbërritja në kohë e zjarrfikësve bënë të mundur izolimin e menjëhershëm të zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve. Si pasojë, janë evidentuar vetëm dëme materiale brenda biznesit.
Pas shuarjes së flakëve, kanë nisur hetimet për këtë rast, me qëllim përcaktimin e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit në biznes./abcnews.al



