Në një intervistë për “Balkan Update”, gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, ka raportuar mbi aksidentet e rënda rrugore që kanë tronditur vendin së fundmi.
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në varreza për t’u dhënë lamtumirën tre anëtarëve të një familjeje, të cilët humbën jetën si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe një devijimi të automjetit.
Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një të reje dhe plagosjen e rëndë të tre familjarëve të saj ka ndodhur gjithashtu në Kosovë. Me rritjen e fluksit të pushuesve gjatë këtyre muajve, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjetit për kujdes të shtuar në rrugë.
“Në varrezat kanë ardhur një numër i madh njerëzit, për t’u dhënë lamtumirën tre personave nga e njëjta familje që humbën jetën.
Një nga arsyet e aksidentit, ka qenë mungesa e sinjalistikës rrugore. Për shkak të një devijimi që u bë nga shoferi u bë shkak për humbjen e tre jetëve. Një aksident tjetër ka ndodhur në Kosovës, ku një e re ka humbur jetën dhe 3 familjare ndodhen në gjendje të rëndë.
Këto muaj vete ka më shumë fluks në Kosovës, ku kohën më të madhe të pushimeve e kalojnë në Kosovë, policia ka rekomanduar që të ketë sa më shumë kujdes, që t’u shmangemi këtyre aksidenteve”, tha gazetari.



