Sondazh

 

Franca, nis epoka “Zidane”/ Legjenda e “gjelave” do të ulet në stol me ide të qarta

schedule12:25 - 21 Korrik, 2026

schedule 12:25 - 21 Korrik, 2026

Nuk e mbylli ashtu siç do të kishte dashur. Didie Deshamp nuk është më trajner i Francës, diçka që dihej që përpara nisjes së Botërorit, ndërsa ai që do ta pasojë, Zinedin Zidan, duket se i ka idetë tepër të qarta.

Siç informojnë mediat nga Parisi dhe nga Europa, legjenda e futbollit francez dhe botëror do të nisë një “operacion fshesë”, pra do të spastrojë gjithë stafin teknik që ka qenë me Deshampin.

Pritet që Zizu të caktojë në detyrë njerëz që i ka pranë, dhe tek të cilët ka besim, mes të cilëve ish-portierin e kombëtares, Bartez, si dhe specialiste femra. Federata Franceze në fakt bëri një zgjedhje të guximshme, sepse Zidan nuk ka drejtuar asnjë skuadër që kur u largua nga Reali i Madridit në 2018.



Natyrisht, fitoi tre Champions radhazi, si dhe titullin në La Liga, por gjithsesi 8 vjet pa punë nuk janë pak. Gjithsesi gjithçka është e përcaktuar dhe 54-vjeçari do të jetë në detyrë në bazë të një kontrate afatgjatë.

Objektivi është fitorja e Europianit 2028, dhe skuadra ka potencial të madh, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Deshamp, tashmë ish-trajner i “gjelave” ka deklaruar në një intervistë së fundmi se u largua nga Franca për shkak se atmosfera u bë “toksike”, madje ishte e pamundur për të marrë frymë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!