Sondazh

 

Antonelli, shkëputje kampioni/ Formula 1, italiani fiton në Belgjikë me makinën Mercedes

schedule12:39 - 20 Korrik, 2026

schedule 12:39 - 20 Korrik, 2026

Një nga pistat më të bukura, një nga garat më spektakolare, dhe talenti i madh që u rikthye. Kjo është përmbledhja me një fjali e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, dhe Kimi Antoneli ia doli më në fund të fitonte për herë të parë që nga 7 qershori.

Nën presion të madh nga katër herë kampioni i botës, Maks Verstapen, e pastaj nga Sharl Lëklerk i Ferrarit, adoleshenti italian përballoi diçka dhe triumfoi pasi nuk ia kishte dalë për tri gara radhazi.

Në Barcelonë e pati mundur Hamilton, në Austri i pari doli Rasëll, ndërsa në Silverston triumfoi Lëklerk. Gjithsesi, fitorja e gjashtë e sezonit do të vinte dhe u arrit pas një beteje.



Makina Mercedes ndoshta nuk e ka epërsinë e plotë të fillimit të sezonit, por gjithsesi mbetet më e mira, aq më tepër kur timonin e ka në duar një talent i tillë.

Në një Çmim të Madh me incidente, në të cilin doli nga pista Rasëll, e u dëmtua Piastri pas kontaktit me një makinë Ferrari. Nga ana tjetër, Hamilton shtatë herë kampion I botës, u dënua me 5 sekonda për shkak se nxorri nga pista Rasëllin.

Lëklerk pati mundësi ta fitonte garën I ndihmuar nga makina virtuale e sigurisë në xhiron e 34-ët, dhjetë përpara fundit. Më pas, ai nuk u arrit më, edhe pse piloti I “kokëkuqes” nuk iu nda dhe mbeti më pak se dy sekonda prapa.

Në podium u ngjit edhe Verstapen me një Red Bull që po jep shenja jete. Antoneli kryeson Botërorin pas 10 garave me 204 pikë, 45 më shumë sesa Hamilton, dhe 50 pikë mbi shokun e ekipit, Rasëll, që këtë herë doli nga gara.

Mercedesi dominon fuqishëm për skuadra me 358 pikë, ndaj 285 të Ferrarit, që është ringjallur këtë sezon, por që e ndjek ekipin kryesues me -73 pikë. Çmimi i Madh i radhës është në Budapest fundjavën e ardhshme, dhe pastaj Formula 1 merr gati një muaj pushim për t’u kthyer në 23 gusht në Zandvort të Holandës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!