Drejtësia u vu në vend. Spanja fitoi titullin botëror në futbollin për djem pasi fitoi një finale të cilën e dominoi plotësisht, duke përballuar edhe provokimet e kundërshtarit.
Një gol në shtesë nga Ferran Torres vendosi fatin e sfidës në stadiumin e Nju Xhersit, përballë një Argjentine të pafuqishme, që kishte dalë në fushë vetëm për t’u mbrojtur.
Trofeu I artë u arrit në pronësohej pas 22 gjuajtjeve, nga të cilat 12 në kuadrat, ndërsa ish-kampionët e botës nuk patën asnjë gjuajtje derisa pësuan golin në minutën e 106-të.
Besohet, kjo ishte finalja më e njëanshme e historisë luajtur nën sytë e mbi 80 000 spektatorëve, shumica me ish-kampionët.
Iberikët ia dolën për herë të dytë në histori, dhe për herë të parë pas 16 viteve.
Lionel Mesi nuk mundi dot të realizonte magjinë e tij, ashtu si edhe skuadra latinoamerikane, siç kishte ndodhur ndaj Kepit të Gjelbër, Egjiptit, Zvicrës dhe Anglisë.
Kjo Spanjë ishte shumë më e fortë.
Jo më kot, jepej favorite sidomos pasi mundi me meritë Francën.
Gjithsesi, loja “tiki taka” vërtet I dha dominimin e ndeshjes, por jo befasinë dhe përballë pati një Argjentinë të egër, që mbrohej mirë e me heroin Dibu Martinez në portë.
Mund të thuhet pa frikë se gabohesh se fati I finales u vendos jo pak edhe nga kartoni I kuq për Enzo Fernandezin në minutën e tretë shtesë!
Penalltitë ishin vetëm 14 minuta larg dhe aty mund të ndodhte gjithçka.
Sidoqoftë, kjo ishte një fitore e “Furive të Kuqe”, dhe e stilit të tyre të futbollit.
Yjet si Rodri, Kukureja, Kubarsi, Lamin Jamal e të tjerët e merituan, dhe pyetja është kush mund ta ndalë këtë Spanjë pas 4 vitesh kur Botërorin do ta ketë në shtëpi.



