Sondazh

 

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

schedule13:37 - 20 Korrik, 2026

schedule 13:37 - 20 Korrik, 2026

TIRANË- Analisti i njohur Frrok Çupi, analizoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një video-mesazhi tha se ishte i gatshëm të dëgjonte me kujdes shqetësimet reale të atyre protestuesve, të cilët kanë dalë në shesh për mbrojtjen e mjedisit.

Ai theksoi se kryeministri përçoi mesazhin se qytetarët nuk i shikon si “të huaj”, por është i hapur të dëgjojë shqetësimet mbi çështjet reale.

I ftuar në “News Line”, Çupi pohoi se Rama po u tregon qytetarëve se në çfarë pozicioni ndodhet Shqipëria, sidomos kur vjen puna te objektivi për integrimin në Bashkimin Europian.



“Dorëzohet para atyre që protestojnë në kuptimin e shpjegimit, më thoni çfarë kërkoni. Se në fund të fundit një protestues nuk i di të gjitha gjërat. Janë fakte të dhëna raporte me vende të tjera. Gjë që bëhet për herë të parë. Një kryeministër nuk i shikon protestuesit si njerëz të huaj.

Aq më pak të reagojë me mjete jo demokratike, siç edhe ka ndodhur. Në kohën e Berishës ishte më keq se Hamasi. Kryeministri i hapur për të dëgjuar çdo shqetësim. Pasuria natyrore e Shqipërisë është rritur , është rritur numri i kafshëve, numri i specieve është rritur. Kryeministri e dëshmoi në hartën e botës dhe të rajonit se në çfarë momenti ndodhet Shqipëria dhe se qytetarët kanë shumë nevojë ta dinë.”, theksoi Çupi.

Ai theksoi se protesta, e cila vijon prej 50 ditësh para kryeministrisë e ka humbur misionin dhe se ajo po kthehet në “ndotje” fizike dhe morale për qytetin e Tiranës.

“Protesta për mendimin tim edhe mund të mos quhet protestë, sepse ka mbaruar misionin e saj. Kjo lloj protestë ka kaluar në një moment, ku vërtet po ndot qytetin jo vetëm fizikisht, por po e ndot me moralin, me parullat dhe me egërsinë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!