Sondazh

 

“Opozita të bashkohet për integrimin”, Çupi: Rama ka marrë përsipër “Gurin e Sizifit” dhe duhet ta ngjisë atje në BE

schedule13:47 - 20 Korrik, 2026

schedule 13:47 - 20 Korrik, 2026

TIRANË- Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në “News Line”, në ABC News u shpreh se opozita shqiptare duhet të mbajë qëndrim miratues në Kuvend për çështjet kryesore, që lidhen kryesisht me integrimin në Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se në seancat e mbetura këtë muaj janë disa çështje që kërkojnë adresim dhe sinjalet aprovuese nga opozita nuk duhet të mungojnë.

Gjatë diskutimit në studio, Çupi u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka marrë përsipër “Gurin e Sizifit” dhe se është në rrugën e duhur për ta çuar Shqipërinë atje ku i takon, në tryezën e Bashkimit Europian, si një vend i barabartë mes të barabartëve.



“Kam ndjesinë dhe nuhatjen politike se nuk  mund të mbyllet korriku pa mbyllur disa probleme themelore, pa mbyllur disa çështje me BE. Do jetë e domosdoshme që opozita të bashkohet, tani me rrjedhën e afërt për në BE. Një nga gjërat që do diskutohet në parlament, është raporti me trupën e drejtësisë, dhe ato janë kapitujt më të nxehtë që ka për të përballuar Shqipëria drejt hapave të tjerë drejt BE.

Kemi pakënaqësi qytetare ndaj sistemit të drejtësisë. Fakti që sot kryetari i PD sulmonte që nga SPAK-u dhe thoshte se “kam parë gjëra të tmerrshme” do të thotë se ndodhet në një krizë që është i detyruar të votojë në kuptimin politik dhe po i kërkon shtetit, drejtësisë të qëndrojë në favor të çështjes së tij personale. Edi Rama ka marrë përsipër “Gurin e Sizifit” dhe duhet ta ngjisë atje në BE”, tha ai./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!