Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Baena kërkon një rekord/ Lojtari i Spanjës mund të jetë i pari me kurorë të trefishtë

schedule22:45 - 18 Korrik, 2026

schedule 22:45 - 18 Korrik, 2026

Nuk është vlerësuar sa një Lamin Jamal apo Rodri.

As nuk ka qenë shpëtimtari i minutave të fundit si Mikel Merino.

Gjithsesi, Aleks Baena mbetet një nga lojtarët më të mirë të kësaj Spanje, finaliste të Botërorit, dhe me meritë të plotë është titullar dhe pretendent për titullin e madh.



Ky futbollist 24-vjeçar i Atletikos së Madridit mund të vendosë një rekord të veçantë nëse “Furitë e Kuqe” ia dalin të mposhtin Argjentinën në ndeshjen për titull këtë të diel në mbrëmje në Nju Xhersi.

Trofeun e artë të FIFA-s do t’ia shtonte edhe titullit europian të fituar dy vjet më parë në Gjermani.

Po ashtu, do ta bashkonte me medaljen e artë olimpike fituar në Olimpiadën e Parisit, po në 2024.

Atëherë, Baena shënoi edhe gol në finalen e fituar 5-3 kundër Francës vendase.

Një lojtar ofensiv i krahut të majtë, ai ka një kontribut të spikatur në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut, duke shënuar golin tepër të rëndësishëm të fitores ndaj Uruguajit në ndeshjen e fundit në grup, e duke shërbyer asistin e rrjetës së dytë në fitoren 3-0 në raundin e dytë kundër Austrisë.

Tashmë, Aleks Baena pret kurorëzimin planetar dhe vendosjen e rekordit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!