Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

  • në Europë 79%
  • rri në Amerikën Latine 21%
Loading ... Loading ...
 

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave braziliane, presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

schedule09:42 - 17 Korrik, 2026

schedule 09:42 - 17 Korrik, 2026

Brazili nuk do të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e vet ekonomik dhe politik, tha Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva pasi Uashingtoni njoftoi tarifa të reja për mallrat braziliane.

“Brazili do të luftojë për sovranitetin e tij pa hezitim”, shkroi ai në rrjetin social X.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi të mërkurën se vendi i tij po vendoste tarifa prej 25% për shumicën e mallrave të dërguara nga Brazili. Ministri i Jashtëm brazilian, Mauro Vieira, tha se Uashingtoni po i bënte ultimatume vendit të tij, duke kërkuar akses të lirë në tregun e brendshëm të vendit të Amerikës Jugore.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!