1500 pasagjerë, 20 autobusa, dhe 100 automjete janë nisur nga Porti i Vlorës me dy tragete këtë të shtunë në drejtim të Brindisit të Italisë.
Edhe pse është punuar me tetë sportele, vonesat kanë qenë të pashmangshme.
“Kemi 1 orë e gjysmë që presim. Na kanë thënë që do niset në prën 6.30 trageti. Lodhje e madhe…”, thonë udhëtarët.
Emigrantët që kanë kaluar festat në Shqipëri ankohen për radhët.
“Kemi pritur, do presim. Inshallah kemi kohë të mirë dhe na ecën rruga, herën e kaluar mbeti trageti në mes të detit”.
Dita e shtunë ka shënuar dhe luksin më të madh të lëvizjeve në portin e Vlorës për shkak se ditën e hënë emigrantët nisin punë në Itali./abcnews.al