Shpresa është vetëm të mos ndodhë ndonjë skandal.
Kur themi Angli përballë Argjentinës, kemi parasysh edhe dy palë tifozerish që janë gati të përleshen me njëra-tjetrën, dhe një urrejtje e madhe.
Jo më kot tifozët argjentinas u panë duke djegur flamurin britanik, në një shenjë të qartë armiqësie që pas luftës së Malvineve, apo ishujve Folklend, edhe pse kjo ka ndodhur në vitin e largët 1982.
FBI dhe policia amerikane kanë marra masa të jashtëzakonshme në qytetin e Atlantës ku do të luhet sfida në orën 21:00, në një stadioum tepër modern dhe me kondicioner, por mes një klime tepër të rrezikshme.
Jo më kot, kjo cilësohet si ndeshja me rrezikshmërinë më të lartë në të gjithë këtë kupë të botës, që ka nisur në 11 qershor përfundon në 19 korrik.
Sipas informacioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi 1600 agjentë do të jenë në terren, ku përfshihet FBI, policia si dhe shërbime të tjera.
Vëmendje e veçantë ndaj dronëve, por edhe grumbullimeve të tifozëve.



