Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Blenë vota për LSI në 2021/ GJKKO dënon me shërbim prove katër të pandehur

schedule18:29 - 13 Korrik, 2026

schedule 18:29 - 13 Korrik, 2026

Gjykata e Posacme shpalli vendimin për 4 të pandehur, të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit të vitit 2021. GJKKO dënoi me 8 vite burg 4 të pandehurit, por asnjëri prej tyre nuk do të qëndrojë në qeli, pasi togat e zeza pezulluan dënimin dhe e konvertuan në shërbim prove për secilin.

Ndrekë Lera, Arben Kolaj, Ndoc Guri dhe Ilir Sokoli sipas prokurorisë së posaccme blinin vota për subjektin politik Lëvizja Socialiste për Integrim dhe në disa raste edhe për Partinë Social Demokrate.

Prokurori Elvin Gokaj kreu hetimin e mirëfilltë, bazuar në prova materiale dhe në përgjime telefonike, ku janë dokumentuar disa episode ku këta persona ofronin 50 euro në këmbim që persona të ndryshëm të votonin në favor të këtyre dy partive.



Hetimi i struktutrës së posaccme tregoi se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2021 u përdor një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.

Dhënia e parave, sipas SPAK është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e vet, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme të hetimit, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të dy subjekteve politike.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!