Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet negative ndaj bizneseve/ Minxhozi: Dëm për imazhin e vendit, institucionet të hetojnë kush fshihet pas tyre

schedule18:39 - 13 Korrik, 2026

schedule 18:39 - 13 Korrik, 2026

TIRANË- 15 pronarë biznesesh kanë bërë denoncim në polici pas sulmit online me komente negative, që synonin dëmtimin e sipërmarrësve në fushën e turizmit. Policia ka identifikuar dhe po heton mbi 200 persona, të cilët kanë përdorur llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të shpërndarë vlerësime negative ndaj bizneseve.

Hetimet do të verifikojnë nëse ata, si dhe mijëra të tjerë, kanë vepruar në mënyrë të koordinuar për të goditur turizmin dhe imazhin e Shqipërisë.

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “News Line”, u shpreh se sulmet digjitale dëmtojnë imazhin e vendit. Ai theksoi se institucionet duhet të hetojnë se kush qëndron pas këtyre sulmeve, të cilat etiketojnë në mënyrë të padrejtë bizneset e vendit.



“Sulmet digjitale janë të dëmshme për imazhin e vendit. Nëse janë të organizuara në bazë partish, shoqatash apo janë po them “snajperë” kështu individual, nesër janë partitë, kjo gjë i kthen partitë jo më në organizime politike, por në organizime të një diçkaje tjetër. Institucionet duhet të hetojnë se kush qëndron pas këtyre sulmeve”, tha ai.

Ai theksoi se kjo protestë, e cila vijon mbi 40 ditë, e ka eklipsuar opozitën zyrtare të vendit pasi sheshi dhe terreni nuk është më i Sali Berishës.

“Ne praktikisht e kemi humbur opozitën zyrtare, të gjithë sheshin të gjithë terrenin ia ka marrë protesta. Opozita sot është eklipsuar në një masë shumë të madhe.  Mendoj se Shqipëria ka një element reagimi qytetar publik të cilin e ka pasur si element të munguar në tre dekada, nuk kemi pasur sindikata, nuk kemi pasur parti të treta dhe të katërta.

Me kohëzgjatjen që po merr, unë mendoj se protesta ka kodifikuar një manual veprimi. 45 ditëshi ka krijuar ndoshta bazat e një reagimi qytetar, kjo është një hipotezë e imja, por mbetet për t’u verifikuar”,  tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!